• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 20 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Shkon në 6 numri i vendeve që kundërshtojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë


    Shanset që Shqipërisë t’i hapen negociatat javën që vjen janë të lidhura. Dy skeptikëve të mëdhenj, Francë, Holandë, i janë shtuar Spanja, Belgjika, Greqia dhe Danimarka.

    Foto nga Euronews Albania

    Politika shqiptare, veçanërisht opozita ka shkaktuar një regres të madh duke përçuar energji konflikti. Një qeveri që drejton vendin me një parlament të gjymtuar, mosmarrëveshje të ekzagjeruara mes rivalëve. Mosfunksionimi i shumë institucioneve bazike për një shtet të së drejtës si Gjykata Kushtetuese, ajo e lartë, kanë krijuar mjaftueshëm pasiguri. Një “Jo”, është një lajm i trishtë për shqiptarët, edhe sikur të ketë një “PO” me kushte në rastin më të mirë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë ka bërë hapa gjigant pas.

    Jo për herë të parë!/Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post