Aktualitet

Shkollat dhe kopshtet të mbyllura edhe për një javë?

Shkollat, kopshtet dhe çerdhet u shtynë për tu hapur më datë 9 janar, ndërsa tani flitet se hapja e tyre do të shtyhet edhe një javë tjetër.
Shkollat dhe kopshtet të mbyllura edhe për një javë?

Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin, për këtë arsye shkollat dhe kopshtet do të vijojnë të rrinë të mbyllursa edhe për një javë. Më herët u lajmërua nga Ministria e Shëndetësisë se shkollat, kopshtet dhe çerdhet nuk do të hapen më datë 4 janar, ashtu siç duhet të ishte pas pushimeve dimërore. Hapja e e tyre u shty deri në datën 9 janar për shkak të gripit që po qarkullon në gjithë vendin. Por tani mesa duket përveç gripit, edhe moti i keq po e vështirëson fillimin e shkollës për këtë vit të ri.

Sot flitet se hapja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve do të shtyhet edhe një javë tjetër. Pra thuhet se do të hapen në datën 16 Janar.

Por nëse ky vendim është i vërtetë ose jo, këtë do ta zbulojmë nesër, sipas Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Po ashtu do të jetë pushim edhe për njërin nga prindërit e fëmijës së mitur, që punon në administratë.

Deri më tani shifrat e fundit tregojnë se 10 persona janë në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të virusit AH3N2. Më herët u raportua se si pasojë e këtij gripi, ka pasur edhe viktima.