• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Shkoi të denonconte mësuesin, 16-vjeçarja abuzohet seksualisht edhe nga polici


    Esencë editori/ Një ngjarje e rëndë është raportuar një ditë më parë nga mediat kosovare, ku një nxënëse 16-vjeçare nga Drenasi, është abuzuar seksualisht për 1 vit rresht.

    Adoleshentja kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj për marrëdhënie seksuale me dhunë, por në vend të ndihmës, ajo ka gjetur një tjetër dhunues.
    Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, njëri nga policët e “kishte shtënë në dorë” nxënësen duke e kërcënuar dhe shantazhuar.

    Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzënë, por polici 50-vjeçar e kishte detyruar ta abortonte.

    Sipas “Insajder”, dhuna ndaj 16-vjeçares ka marrë fund të martën, kur polici është arrestuar. /Tiranapost.al/