Politikë

Shkodra mbulohet nga fletushka kundër tij, Valdrin Pjetri: Pas një jave përfundon gjithçka

Shkodra mbulohet nga fletushka kundër tij, Valdrin Pjetri: Pas një

Duke folur për veten e tij në vetën e tretë, kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri përmes një reagimi në Facebook ka vendosur të mbrohet, duke thënë:

“Traktet e shpërndara natën nëpër Shkodër, organizuar nga 4-5 persona, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm shkodranë. Thjesht duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet shumë vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër, dhe nuk e ndryshojnë dot faktin se pas një jave ky abuzim do përfundojë njëherë e mirë.

Valdrin Pjetri nuk është e keqja e Shkodrës. Nuk është ai që ka abuzuar dhe ka shpërdoruar pafund fonde publike. Valdrin Pjetri nuk është shkaktar i gjendjes së mjerueshme, ku gjendet qyteti i Shkodrës sot.

Në pak muaj të gjithë banorët e Shkodrës do shikojnë realitetin ndryshe, të një qyteti që do administrohet dhe menaxhohet me përkushtim dhe devotshmëri. Qentë le të lehin, karvani ecën perpara. Ditë më të mira do vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”.

Veç akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për të kaluarën si trafikant droge, aktivistë të djathtë sot në Shkodër shpërndanë disa trakte nëpër qytet ku shkruhet “Narko Valdrini Jashtë  Bashkisë”.

Valdrin Pjetri do të betohet në 21 gusht si kryebashiak i Shkodrës, ndërkaq kryeministri Edi Rama nuk ka folur për çështjen e tij. / Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/basha-kerkon-arrestimin-e-valdrin-pjetrit-rama-ka-urdheruar-prokurorine-qe-ta-mbroje-nga-ligji-i-dekriminalizimit/