• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Shkodër, trajneri fiton dhe jep…dorëheqjen


    Kur të gjithë prisnin që trajneri i Vllaznisë të ishte duke fluturuar në këndin e konferencave për shtyp pas ndeshjes Vllaznia-Flamurtari 3-2, ky i fundit gati sa nuk qante nga mërzia. Skuadra e tij në mënyrë të mrekullueshme mundi vlonjatët por mesa duket Cungu është lodhur nga mënyra se si po shkojnë gjërat në klubin kuqeblu.

    “Disa herë e kam menduar dorëheqjen, e kam menduar madje dhe në muajt nëntor dhe janar. Në këto kushte e kam shumë të vështirë të punoj. Në qershor nuk diskutohet që do largohem por ndoshta iki dhe që tani. Jam i lodhur nga kjo situatë. Nuk kam asgjë me lojtarët, thjesht në këto kushte të vështira nuk punoj dot”.

    Cungu erdhi në Shkodër në janar 2016 por mesa duket asnjë moment nuk ka arritur që të realizojë ambicien e tij për ta shndërruar skuadrën në një tillë pretendente.