Aktualitet

Banorët në protestë kundër Baypass-it të Shkodrës: Na është bllokuar rruga për të hyrë në shtëpi

Banorët e zonës së Drobracit në Shkodër kanë dalë në protestë ditën e sotme pasi janë kundër projektit të Baypass-it të këtij qyteti.

Ata shprehen se ky projekt u ka bllokuar rrugën për të hyrë në shtëpitë e tyre dhe se nuk është menduar asnjë rrugë e dytë për ta.

Gjithashtu banorët ankohen se ende nuk kanë marrë lekët e dëmshpërblimeve të tokës. Nga ky investim vuajnë 40 familje./TiranaPost.al