• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Shko, bëj pazar, pi kafe dhe po deshe ha një darkë


    Destinacioni kur je pushim apo kur ke dëshirë të kalosh pasditet në këtë periudhë është Pazari i Ri. Stendat plot e përplot në çdo orar të ditës madje edhe natën. Kafenetë, birraritë, restorantet prej druri me shporta frutash aq të bukura sa të duket vetja sikur je në rrugicat e Romës, ku grupe të rinjsh ulen pa qenë të detyruar të shpenzojnë shumë para.

    anjeza 1

    Kurioze unë shkova një pasdite; bëra një xhiro afër tregtarëve të cilët mu dukën edhe të mësuar me blicat e aparateve këto kohë. Ata të linin të fotografoje, madje të ndihmonin për të gjetur pozicionin edhe sfondin e duhur për shkrepjen. Të psonisësh tek Pazari i Ri tani është një atraksion më vete dhe jo vetëm një detyrë rutinë për të furnizuar shtëpinë.

    anjeza lule

    Vendi që të tërheq sapo futesh në sheshin kryesor është pamja e bukur e ndërtesës së Markatës së Peshkut. Një hapësirë ku mund të pish një kafe nëse të lind në zemër dhe e ke me nge, por do sugjeroja të hani peshkun e freskët, një pasta (makarona) me prodhime deti dhe verë të bardhë do ishte perfekt.
    Pjatë të parë në vend të sallatës mund të porosisni krudot e marinuara. Pjatat vijnë të veçanta dhe të zbukuruara me ngjyra dhe lule dhe flakë ndonjëherë. Mu duk diçka larg parashikimit kur shkova aty dhe pashë që nuk ishte siç kisha menduar një vend për prindërit. Për mua është një destinacion që kap çdo moshë. Në Markatën e Peshkut hapësirat janë aq të mëdha sa mund të bëni edhe festa me shumë të ftuar.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post