Shëndeti

Shkencëtarët zgjidhin misterin e strijave

Shkencëtarët zgjidhin misterin e strijave

Për shumë gra shtatzëna përveç emocionit dhe ndjesisë së amësisë, do të thotë edhe shqetësim për ndryshimet që ndodhin në trup. Shumë gra pas lindjes, por edhe pas saj vënë re strija në trupin e tyre kryesisht në kofshë apo vithe. Shumë ankohen duke thënë se u janë shtuar pas luhatjeve në peshë e të tjerë se u janë shfaqur pas lindjes së fëmijës, por në të vërtetë, strijat janë gjenetike. Kjo do të thotë se disa njerëz janë të predispozuar të kenë strija pavarësisht se kur mund të shfaqen.

Misteri u zbulua nga shkencëtarët të cilët analizuar ADN-në e më shumë se 760 mijë njerëzve dhe zbuluan 544 të ashtuquajtur shënjues gjenetikë, janë të lidhur me shenjat e sprijave. Sipas studiueses Olga Sazonova disa njerëz janë të predispozuar të kenë strijat dhe disa të tjerë kanë gjene që i mbrojnë kundër tyre.

Genetic and other factors are being blamed for stretch marks whereas the lucky few escape

E pyetur nga Daily Mail ajo thotë: Nga studimet që kemi bërë, ka rezultuar se 81% e njerëzve me faktorë gjenetikë të tjerë të të ngjashëm kanë strija dhe 19% kanë gjasa më pak. Kjo do të thotë se pavarësisht luhatjeve në peshë, shtatzënisë apo problemeve të tjera, rolin kryesor në shfaqjen e apo mos-shfaqjen e tyre e luan gjeni.

Pra, qelizat e lëkurës së njerëzve me shenja strijash janë të programuara gjenetikisht për të krijuar sasi më të ulëta proteinash të caktuara që luajnë rol kryesor në elasticitet dhe riparim, siç është elastina. Shkalla është sigurisht më e lartë tek gratë sesa tek burrat. Artikulli i marrë nga Daily Mail/ Tiranapost.al. E.B

Time is a great healer: Older people say they have less scarring