• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Shkencëtarët zbulojnë pilulën e të ardhmes që do zëvendësojë palestrën


    Në të ardhmen, patatet dhe sanduichët mund të mos përbëjnë më shqetësim dhe as nuk do kërkojnë palestër për të mos u kthyer në celulit dhe dhjamë. Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një proteinë që çlirohet natyrshëm gjatë stërvitjeve dhe mund të merret në formë pilule për të mbajtur muskujt dhe trupin në formë. Kjo proteinë quhet Sestrin dhe pas eksperimentit tek minjtë u vërtetua se proteina dogji yndyrën dhe zhvilloi muskujt edhe pa stërvitje.

    Njerëzit prodhojnë të njëjtën proteinë dhe sipas studiuesve mund të përdoret edhe tek të moshuarit që përjetojnë dobësim të muskujve dhe pamundësi të lëvizjes fizike.

    Sport woman relax resting after workout or exercise in fitness gym. Sitting and drinking protein shake or drinking water on floor. Strength training and Bodybuilder muscle theme. Warm and cool tone

    Profesor-doktor Myungjin Kim, i cili drejton studimin për këtë proteinë në Universitetin e Miçiganit në SHBA thotë se Sestrina është proteina kryesore që lidhet me muskujt dhe aktivitetin fizik. Megjithatë, prodhimi i kësaj proteine në formë pilule mund të kërkojë kohë që të dalë në treg. Ky studim është botuar në revistën Nature Communications./ Tiranapost.al. 

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post