Shëndeti

Shkencëtarët: Mos i lini fëmijët më shumë se një orë para ekranit, ja çfarë ndodh me trurin e tyre

Shkencëtarët: Mos i lini fëmijët më shumë se

Shumë orë para ekranit të kompjuterit, por edhe telefonit apo televizorit mund të sjellin ndryshme në trurin e fëmijëve të vegjël. Kështu tregon një studim i fundit nga shkencëtarë të cilët skanuan trurin e fëimjëve të moshës mes tre dhe pesë vjeç, dhe krahasuan rezultatet bashkë me qëndrimin e tyre në ekran.

Rezultoi se ata që kishin kaluar më shumë kohë në telefona, tabletë apo Tv kishin më pak të ashtuquajtur lëndë të bardhë në trurin e tyre. Lënda e bardhë ndihmon në dërgimin e mesazheve nga një zonë në tjetrën përmes ‘tracts’.

Children who spend the most time in front of tablets, phones and the TV had less white matter in their brain. Pictured, an image of a child exposed to significant screen time - the affected areas are in blue

Tracts-et e prekura përfshinin ato që mbështesin aftësitë gjuhësore, të tilla si të folurit, të menduarit dhe të lexuarit. Të njëjtët fëmijë gjithashtu shënuan më pak pikë në testet e shkrim-leximit.

Studimi është botuar në revistën Pediatria, të Shoqatës Mjekësore Amerikane, ku janë përfshirë rastet me 47 fëmijë të shëndetshëm, 27 vajza dhe 20 djem.

Autori kryesor e studimit, John Hutton dhe kolegët u kërkuan prindërve të tyre të raportojnë se sa kohë kalojnë fëmijët në ekran për të nxjerrë studimin e saktë.  Ata këshillojnë prindërit që të mos lejojnë fëmijët e moshës 3 deri në pesë të kalojnë më shumë se një orë në ditë me sy në ekran. Megjithatë, nuk specifikohet se me sa orë në ekran, ndodhin ndryshimet në trurin e fëmijëve, por këshilla e tyre vlen të ndiqet./ Daily Mail/ Tiranapost.al.