• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha Tech

    Shkencëtarët bëjnë një hap para. Krijojnë pajisjen që lexon mendimet


    Dukej e pamundur, por ja që ndodhi. Shkencëtarët kanë krijuar një implant truri që mund të lexojë mendjet e njerëzve dhe mendimet e tyre do i kthejë në fjalë. Bëhet fjalë për një punë të gjatë prej vitesh nga shkencëtarët e Kalifornisë të cilët thonë se gjithçka u bë e mundur falë teknologjisë.

    Gjetjet e tyre i kanë publikuar në revistën Nature dhe nëse finalizohet ky super projekt mund të ndihmojë njerëzit që për shkak të ndonjë sëmundje, u ikën aftësia për të folur.

    Por si funksionon? Teknologjia e leximit të mendjes funksionon në dy faza. Së pari, një elektrodë futet në tru për të marrë sinjalet elektrike të cilat komandojnë më pas buzët, gjuhën, zërin dhe nofullën.

    Më pas falë pajisjes teknologjike simulohen lëvizjet në gojë dhe fyt të cilat mundësojnë formimin e tingujve. Kjo rezulton në nxjerrjen e fjalëve që ndryshe njihet si “Trakti virtual vokal”.

    Gjithsesi shkencëtarët thonë se suksesi i këtij krijimi është në fazat fillestare pasi duhen studime të tjera për të prodhuar atë që kërkohet: Artikulimi i fjalëve!/ BBC/ Tiranapost.al. E.B

    Brain implant