• Shqip
  • English
  • E martë, 23 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Te gjitha

    Shkëlzen, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë?


    Pasi kryeministri Edi Rama tha para dy javësh në parlament se SHBA i ka vënë vizën e kuqe Sali Berishës, duke nënkuptuar se nuk lejohet të udhëtojë përtej Oqeanit, Taulant Balla shkruan se edhe Shkëlzen dhe Argita Berisha janë shpallur “non grata” në SHBA.

    “Shkëlzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!”, shkruan Balla në facebook./Tiranapost/A.C