• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Shkëlzen Berisha e krahason Borchardt me Putin


    Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar mbi situatën ku ndodhet vendi, ndërsa ka kritikuar ashpër edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve.

    Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ai nënvizon faktin se në vend që diplomatët e akredituar në Shqipëri të mbrojnë fjalën e lirë dhe votën, zgjedhin të promovojnë “Putinizmin” duke nxitur arrestimet e atyre që guxojnë të shprehin qëndrimin e tyre kundër atyre përmes parullave.

    “Diplomate qe do duhej te mbronin fjalen dhe voten e lire, promovojne “Putinizmin” duke nxitur arrestimin e atyre qe “guxojne” t’i “SULMOJNE” me parulla”, shkruan ai.

    Kujtojmë se pak ditë më parë, një grup të rinjsh i shkuan tek shtëpia shefit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ku lëshuan thirrjet “Borchard të të vijë turp”. /Tiranapost.al/