Aktualitet

Balla: Berishajt dhe Kalaj kanë një marrëveshje për të mos folur

Balla: Berishajt dhe Kalaj kanë një marrëveshje për të

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të komisionit, Shkëlzen Berisha shpjegoi se pse nuk u betua para Taulant Ballës.

“Përse komisioni duhet të drejtohet nga një deputet i akuzuar për shpifje dhe në konflikt interesi? Ai mund të çohej dhe t’ia lironte vendin një kolegu të tij. Në këtë mënyrë dëshmia do të vazhdonte, por nuk deshi. Unë kam bërë disa deklarata publike që unë as me zotin Kalaj as me zotin Ismailaj nuk kam asnjë lidhje. Nëse zoti Kalaj nuk vjen në komision, pse nuk thërrasin Ismailajn?

Asnjë prej jush nuk ka parë nëse provat kanë qenë të çertifikuara”, tha Berisha për mediat.

Ndërkohë, sapo përfundoi fjalën u dëgjua zëri i një simpatizanti që bërtiti “O vdekshin komunistat!”

Balla: Berishajt dhe Kalajt kanë një marrëveshje për të mos folur

Edhe Taulant Balla ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së komisionit, ku ka deklaruar se Kalaj është një sekser ordiner dhe se ai ka një marrëveshje me Berishajt për të mos dhënë dëshminë. "Siç e patë komisioni sot kishte një seancë të programuar me tre dëshmitarë, nga të cilët dy janë dëshmitarë kyç. Jemi në një fazë që po hetojmë një transaksion bankar që është kryer 4 javë pas firmosjes së privatizimit. Transaksioni është zhvilluar në datën 16 qershor nga një bankë çeke në një bankë shqiptare. Shuma është e madhe dhe personi që po hetojmë është Nue Kalaj, që siç konfirmohet nga e-mailet në rrugë shumë zyrtare tregohet që ka pasur lidhje të forta me autoritetet shqiptare të asaj kohë duke përfshirë edhe Sali Berishën. Në një prej e-maileve përmendet edhe Shkëlzen Berishës, ndaj ishte e rëndësishme që të merej dëshmia e tij. Komisioni nuk mund ta mari dëshminë nëse dëshmitari nuk bën betimin. Për fat të keq 3 dëshmitarë kyç, Kalaj nuk paraqitet në komision. Sali Berisha ka dhënë një dëshmi në komision por që është e pavlefshme pasi nuk ka bërë betimin dhe nuk është përgjigjur fare. Dhe personi tjetër, Shkëlzen Berisha nuk pranon të betohet. Unë mendoj që këta të tre kanë një dakortësi për të pamundësuar furnizimin e komisionit me informacione. Ne do të insistojmë në marrjen e dëshmisë nga Kalaj dhe Shkëlzen Berisha, pasi janë pjesë shumë e rëndësishme e hetimit.

Ne veprën e krimit e kemi gjetur, paratë, kemi gjetur shkeljet dhe kemi gjetur sekserin dhe nuk refuzoj ta quaj sekser të rëndomtë për sa kohë nuk vjen në komision. Tani duam të gjejmë se ku i ka çuar paratë sekseri", tha Balla.