Aktualitet

Shkëlqen Majlinda Kelmendi me medalje të artë në Paris

Shkëlqen Majlinda Kelmendi me medalje të artë në Paris

Kosova shkëlqen edhe në Paris. Majlinda Kelmenti ka fituar përsëri medaljen e artë në Çmimin e Madh të Parisit. Xhudistja nga Kosova e njohur për aftësitë e saj mbresëlënëse dominoi në peshën prej 52 kilogramë duke mundur në finale japonezen Tsunoda.

Kampionja olimpike kishte eliminuar nga gara kanadezen Guica dhe amerikanen Delgado para se të ndeshej me japonezen.

Por jo vetëm Kelmendi por edhe xhidistja tjetër nga Kosova, Drita Krasniqi fitoi medaljen e bronxit.

KELM

kelmendi

"Judo është sporti më i suksesshëm në Kosovë dhe gjatë gjithë kohës kemi  talente të reja.  Shumë e vajzave duan të bëhen si unë një ditë dhe ndjehem mirë që jam një frymëzim të tillë dhe unë besoj se në të ardhmen do të kemi një ekip të madh", ka thënë Kelmendi.