SPORT

Shkëlqejnë shpresat, fitojnë 2-0 ndaj Moldavisë

Kombëtarja shpresa ka marrë një fitore 2-0 në miqësoren ndaj Moldavisë.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi bindi jo vetëm në rezultat por edhe në lojë ndaj kundërshtarëve moldavë, duke realizuar nga një gol për çdo pjesë.

Në të parën ishte Kristal Abazaj i cili shënoi për kuqezinjtë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi nje gol spektakolar mbrojtësi j Alborg në Danimarkë, Bardhec Bytyqi.

Ky ishte testi i fundit për skuadrën e Alban Bushit para se të nisë ndeshejt eleminatore në fillimin e muajit qershor.