Aktualitet

Shkarkohet prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut

Shkarkohet prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut

Fillon zyrtarisht procedura për të shkarkuar prokuroren special publike Katica Janeva. Ky është vendimi që ka marrë Këshilli i Prokurorëve Publikë në Maqedoninë e Veriut, vendim që vjen për shkak të punës joetike dhe profesionale në rastin Reket. Vendimi u njoftua nga kryetari i Këshillit të Prokurorëve Kole Shterjev i cili bëri me dije se do përgatisë raportin për ta dorëzuar më pas në Kuvendin maqedonas që do pasohet me shkarkimin e saj. Ai tha se kjo është një situatë që ndodh për herë të parë në historinë e këshillit të prokurorëve, ku një shefeje të prokurorisë Publike i është caktuar edhe masa e paraburgimit.

Katica Janeva akuzohet se ka shkelur dhe keqpërdoruar kompetencat e saj. Ajo aktualisht ndodhet në paraburgim në Shutkë për rastin Reket. Katica Janeva, në postin e prokurores speciale ishte emëruar më 15 shtator të vitit 2015, me mbështetje edhe të opozitës, ndërsa qëllimi kryesor i punës së saj ishte hetimi i aferës së përgjimeve, që ishte publikuar në shkurt të 2015-ës nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria Speciale ka ngritur 17 padi penale kundër 94 personave, përfshirë edhe ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari. Lidhur me skandalin Reket, klikoni linkun si më poshtë për më shumë/ Referuar media maqedonase/ Tiranapost.al. E.B