Aktualitet

Shkarkohet nga detyra Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson. Thuhet se është zënë me Trump

Rex Tillerson është shkarkuar nga detyra si Sekretari Amerikan i Shtetit, duke i dhënë fund statusit të tij si diplomati më i lartë i Amerikës. Mediat amerikane publikojnë lajmin ku shkruajnë se ka pasur një përplasje mes tij dhe presidentit Trump, një diskutim mbi çështje politike. Vendin e tij do e marrë drejtori i CIA-së Mike Pompeo. Ndërsa Zëvendës drejtoresha e CIA-s Gina Haspel do të drejtojë Agjencinë e Spiunazhit. Washinton Post ishte media e parë që publikoi lajmin. Trump falenderoi Tillerson për kohën që shërbeu si krye diplomat, por shtoi se Pompeo do bëjë një punë fantastike. Tiranapost.al E.B

Statusi në Twitter

Image result for mike pompeo

Mike Pompeo

Rex Tillerson