Aktualitet

Shkarkimet në polici, Rama: Është vetëm fillimi për çdo krim mjedisor

Shkarkimet në Policinë e Shtetit për sa i përket ndërtimit pa leje në Grykën e Këlcyrës në Vjosë, kryeministri Rama i cilëson vetëm fillimin.

Në një status në facebook ai shkruan: "Shkarkimet ne polici per krimin mbi Vjose duhet te jene vetem fillimi dhe duhet te behen norme per çdo krim mjedisor #PoliciaqëDuam."

[caption id="attachment_126514" align="aligncenter" width="696"]ramaaaStatusi i kryeministrit Rama në facebook.[/caption]

Mëngjesin e sotëm pas një hetimi të brendshëm, u shkarkuan nga detyra: shefi i Komisariatit të Policisë Përmet, kryekomisar Gazment Shehu; shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë, nënkomisar Edmond Anxhara, si dhe u përjashtua edhe inspektor Dashnor Jakupi.

Po ashtu u dha vërejtje për zëvendësdrejtorin e Policisë Gjirokastër, Koço Dafa e drejtorin e Policisë Gjirokastër, Lorenc Panganika./ E.D/ Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]