• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Shkaku? Vendimi që u mor vetëm 4 ditë para zjarrit në Katedralen Notre Dame


    Statujat e vendosura në majë të Katedrales së Notre Dame u ulën poshtë për herë të parë në një shekull, si pjesë e një restaurimi të majës së kishës monumentale të Parisit.

    Statujat e bakrit, që përfaqësojnë 12 apostujt dhe katër ungjilltarë u ulën poshtë të enjten, duke u dhënë mundësinë qytetarëve që t’i shijonin më nga afër.

    Statujat 3 metra të larta janë dërguar në Francën jugperëndimore për t’u punuar, si pjesë e projektit të rinovimit prej 6.8 milionë dollarë në spiralen e katedrales.

    Zjarrfikësit këtë të hënë po luftojnë me flakët që u përhapën në majën e katedrales, ndërsa deri më tani raportohet se shkaku lidhet me punën për rinovimin./Associated Press/ Tiranapost.al