Art dhe Kulturë

Shitet me çmim rekord piktura e Da Vinçit. Por disa thonë se nuk është origjinalja

Një pikturë 500 vjeçare që besohet se është pikturuar nga Leonardo da Vinçi është shitur në një ankand në New York me vlerën rekord prej 450 milion dollarësh.  Por në fakt kritikë të shumtë thonë se nuk është piktura origjinale e tij dhe se është ripërpunuar me bojëra shumë cilësore. Piktura njihet si Salvator Mundi ose (Shpëtimtari i botës). Ky është çmimi më i lartë i vendosur në ankand për çdo vepër arti. Pasi piktura u shit, të pranishmit duartrokitën.

Leonardo da Vinçi vdiq në vitin 1519 dhe ka më pak se 20 prej pikturave të tij origjinale që ekzistojnë edhe sot. Salvator Mundi, që besohet të jetë pikturuar diku pas vitit 1505, është e vetmja vepër që mendohet të jetë bërë me duart e tij. Oferta filloi në 100 milion dhe e fundit që u mbylll ishte 400 milion dollarë. Blerësi i paidentifikuar ishte i përfshirë në ankand, nëpërmjet telefonit.

Piktura tregon Krishtin me një dorë të ngritur, tjetra mban një sferë qelqi. Në vitin 1958 ajo u shit në ankand në Londër për vetëm 45 euro. Në atë kohë, u tha se piktura ishte vepër e një ndjekësi të Leonardos dhe jo vepra e vetë Leonardos.  Por Christie, organizatori i ankandit ka insistuar se piktura është autentike dhe faturohet si "rizbulimi më i madh artistik i shekullit të 20-të". Tiranapost.al E.B

Image result for 'Leonardo da Vinci artwork' sells for record $450m

Christie's employees take bids for Salvator Mundi in New York November 15, 2017