• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kryesore Të gjitha

    Shitet Blue Panorama, ja kush do t’i ofrojë tani fluturimet drejt Italisë


    Kompania ajrore “Blue Panorama” praktikisht është shitur te kompania tjetër turistike “Uvet”. Prej disa vitesh “Blue Panorama” ndodhej në administrim të jashtëzakonshëm, pasi nuk publikonte bilancet dhe kishte shpesh herë detyrime ndaj të tretëve.

    Oferta e “Uvet” është paraqitur që në vitin 2014, por tani mësohet se është tërhequr nga gara konkurrentja e saj “Italia Airways” duke i hapur rrugë shitjes së plotë të “Blue Panorama” tek “Uvet”.

    Kjo kompani operon në sektorin turistik prej më shumë se pesëdhjetë vitesh dhe strategjia e saj është që tashmë edhe “Blu Panoramës” t’i japë nja karakter turistik.

    “Blue Panorama” është kompania më e madhe që operon në tregun e fluturimeve Shqipëri-Itali, duke mbuluar shumë destinacione, por prej disa kohësh kishte vështirësi financiare. Prej kohësh nuk publikon bilancet, por vetëm në vitin 2016 numëron 1,2 milionë pasagjerë./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post