Aktualitet

Shitësi i kokoshkave nga Kamza ka një mesazh për Donald Trump

Donald Trump ka një bulevard me emrin e tij në Shqipëri, kështu shkruan një artikull i publikuar nga AFP, që tregon se në qytetin e Kamzës, një bulevard ka marrë emrin e presidentit të SHBA-ve. Gjithashtu Trump është shpallur edhe qytetar nderi pas fitores së tij në muajin nëntor.

Populli i Kamzës ishte entuziast për emërimin e rrugës së re, edhe pse janë emëruar edhe rrugë të tjera me emra politikanësh botërorë të njohur: ish-presidenti francez Sarkozy, ish-kryeministri Silvio Berluskoni, George Bush etj.

AFP thotë se qyteti është zhvilluar ndjeshëm, ndërkohë që ka shumë banorë që vijnë nga veriu i Shqipërisë për të jetuar aty.

Por Haxhi Hyra i cili shet në rrugë kokoshka ka ngritur një pyetje pse: “Ne i kemi rrugëve emrat e Sarkozy, Berluskoni, Bush, po pse ? Ai përballon jetesën vetë i 12-ti, i cili shet paketa cigaresh dhe kokoshka në një qoshe të bulevardit tashmë me emrin Donald Trump.

Haxhiu ka thënë se kjo metodë e Xhelal Mziut shërben për të thurur ëndrra, sepse realiteti është i mjerueshëm dhe i tmerrshëm.

Ai ka thënë se shpreson që një ditë Trump të vijë në Kamzë dhe ai t’i shesë disa kokoshka. “Do bëj kokoshka të mira dhe me çmimin e duhur”.