• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    ‘Shirli Valentina’ i jep Olta Dakut çmimin e ‘Aktores më të mirë’


    Kush pati fatin ta shikonte shfaqjen “Shirli Valentina” që u mbajt në këmbë nga Olta Daku e vetme është duke duartrokitur tashmë që ajo ka marrë çmimin e “Aktores më të mirë”. Në Festivalin e Filmit Otello” në Gostivar ajo mori kupën e më të mirës, e dha lajmin në një postim në Instagram duke falënderuar regjisoren Driada Dervishi e duke ndarë ca foto nga ceremonia.

    “Shirli Valentina”, edhe pse një histori e huaj, përshtatej kaq shumë me realitetin e grave shtëpiake shqiptare që jetojnë çdo ditë të dyzuara mes përkushtimit për familjen dhe dëshirës për t`u arratisur, qoftë edhe për ca ditë.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post