Lajme nga Bota

Shikoni sa ëmbël flet George Clooney kur pyetet si po përgatitet për të qenë baba i denjë

Shikoni sa ëmbël flet George Clooney kur pyetet si po përgatitet

George Clonney në fillim nuk e mendonte se do bëhej baba, dhe aq më tepër babai i dy binjakëve.. Kur prezantuesi Laurent Weil e pyeti simpatikun George si do përgatitej për të qenë baba i denjë ai tha duke bërë shaka se “do të mbyllem me çelës në një dhomë”.  Por më pas u bë serioz dhe tha: “Është shumë emocion i bukur fakti që do bëhem baba. Jam i emocionuar dhe i lumtur njëkohësisht. Do jetë aventurë e vërtetë”.

Ai foli para se të nderohet me çmimin Cesar Awards, javën që vjen duke thënë se aktori francez Jean Paul Belmondo u bë me fëmijë me Nathalie Tardivel kur ai mbushi 70 vjeç. “ Ndihem më mirë sepse unë jam aq sa ai, jam 56”.

Ai ka treguar edhe momentin kur u jep lajmin miqve të cilët janë lumturuar dhe kanë filluar të qajnë si fëmijë më pas të gjithë kanë përplasur gotat duke bërë gëzuar për babain e ri  simpatik dhe  zërin e adhurueshëm.

Image result for George Clooney in a interview with Laurent Weil

Prezantuesi e pyeti edhe për mendimin që kishte për Trumpin dhe ai tha që SHBA-të kanë nevojë për të drejta dhe se ka nëvojë për pushtetin e katërt, e kishte fjalën për gazetarinë. Duke qenë se kohgët e fundit Trump ka akuzuar mediat  se shpifin për të dhe dokumenta të rreme.