Aktualitet

Shihni si mbërriti Edi Rama në TV Klan (VIDEO)

Këto janë pamjet e Edi Ramës kur ka mbërritur në TV Klan. Armand Shkullaku tha se veshja me bluzen me nr.2 që e ka shoqëruar përgjatë gjithë fushatës, nuk është e përshtatshme. Ndërkohë në korridore ka qenë një pjesë e mirë e stafit të Blendi Fevziut që e ka pritur me mirësjellje kryeministrin.

Por kritikëve në studio për veshjen e tij u ka dalë huq. Sepse kryeministri, duket në video kur merret kthesën në Klan dhe Fevziu thotë se po shkon në garderobë. Padyshim që nuk ka dëgjuar Shkullakun dhe të tjerë në studio, por kushdo që e ka parë se si ka djersitur pak më parë në shesh, është mëse e logjikshme dhe higjenike që Kryeministri të ndërrohej.

Por Kryeministri i ka qëndruar stilit të ij duke ndryshuar vetëm këmishën me nr.2 E.C/ Copyright Tiranapost.al