Aktualitet

Shihni si do duket këndi i ri i lojërave tek 7 xhuxhat

Dhe më e bukura është që sot kanë filluar punimet. Nga fotot e projektit duket shumë bukur...

Është vërtet bukur. S`e kishim parë projektin e parkut më të ri të kryeqytetit. Do kemi kaq shumë për të bërë në vetëm një vend. Atje do të ketë kënd lojërash, park publik plus parking nëntokësor.

Dhe më e bukura është që sot kanë filluar punimet. Nga fotot e projektit duket shumë bukur, shpresojmë që të dalë po kaq bukur edhe në terren.

Parkingu, ashtu sikurse në Sheshin Skënderbej, do të jetë nëntokësor, për të mos zënë aspak hapësirë, dhe që të gjithë ata që do të kalojnë nga ky park të mos sorollaten lart e poshtë se ku të lënë makinën./ Copyright Tiranapost.al