Aktualitet Te gjitha

Shih projektin gjerman, si do të ndryshojë Qyteti Studenti!


Në kuadër të protestave që studentët e Universiteteve Publike kanë bërë  gjatë këtyre ditëve, kryeministri Rama ka postuar një video në facebook si një sinjal për të thënë se studentët nuk janë lënë pas dore. Në videon e publikuar shihet projekti i rikonstruktimit të godinave tek Qyteti Studenti. Do të investohen 18.8 milionë euro për rikonstruksionet në dy faza. Faza e parë përfshin rikonstruktimin e godinavë  të Qytetit Studenti nr 2 dhe faza e dyte rinovimin e 1 deri në 9 godinat të Qytet Studentit nr 1.

Statusi i Ramës: “Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti😉”