• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Sociale Të gjitha

    Shifrat/ Përmbysen raportet gjinore, në vitin 2061 do të dominojnë gratë në Shqipëri


    Pas dominimit të burrave, një fenomen ndër dekada, duket se raportet gjinore po shkojnë drejt përmbysjes. Si një vend ku aborti selektiv ishte i lartë, në Shqipëri numri i burrave ka qenë gjithmonë më i lartë se i grave. Por projeksionet e fundit të INSTAT flasin për ndryshim balancash. Sipas INSTAT, në vitin 2061 do të ketë vetëm 78.6 burra për 100 gra.

    Aktualisht ka 99.8 burra për 100 femra, teksa shihet se ky raport është përkeqësuar dukshëm në raport me censin e fundit. Raporti gjinor në vitin 2011 ishte 107.8 meshkuj për 100 femra. Raporti gjinor pritet të thellohet në favor të grave duke arritur deri në 89,1 burra për çdo 100 gra më 2031, teksa përkeqësimi do të vijojë edhe më tej.

    Në vitin 2061 popullsia totale në Shqipëri do të jetë rreth 2 milionë banorë sipas skenarit të mesëm. Nga totali, 44 % e popullsisë do të jenë meshkuj dhe 56 për qind do të jenë femra, ose 78.6 burra për 100 gra .

    Sipas INSTAT raporti gjinor do të përkeqësohet kryesisht nga emigracioni, pasi projeksionet mbi raportin gjinor në lindje do të jenë në favor të meshkujve edhe për dekadën në vijim.

    Raporti gjinor në lindje në Shqipëri është mbi nivelin e tij natyror, me rreth 108 bebe djem për çdo 100 bebe vajza. Për këtë tregues është supozuar që ai do të zvogëlohet në mënyrë graduale dhe do të arrijë nivelin natyror prej 105 djem për çdo 100 vajza në vitin 2031. Zvogëlimi i këtij treguesi do të jetë i njëjtë në të tre variantet, optimist, pesimist dhe normal./Marrë me shkurtime nga Monitor/Tiranapost/A.C

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post