SPORT

Shifrat flasin për Juventus

Me suksesin ndaj Milanit, Juventus regjistroi fitoren e 31-të radhazi në kampionat përballë publikut të tyre. Të gjitha skuadrat e Serisë A janë larguar pa pikë kur kanë luajtur në shtëpinë e Juventus.

Pavarësisht polemikave për gjykimin dhe golit të fitores 2-1 të realizuar nga Dybala me penallti kur koha shtesë kishte përfunduar, janë statistikat që i japin të drejtë Juventusit.

E për më tepër Milan nuk arrin që tja dalë në "Juventus Stadium". Ky ishte viti i 6-të rradhazi në kampionat që kuqezinjtë u mundën në shtëpinë e kampionëve të Italisë.

Fitorja e djeshme ndaj Milan ishte një tjetër hap i rëndësishëm drejt titullit. Meritë e skuadrës, por edhe e tifozëve.