• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Ekonomi Të gjitha

    Shifrat e INSTAT/ Rritet interesi i të huajve për të bërë biznes në Shqipëri


    Rritet ndjeshëm numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri për biznes. Referuar të dheënave të INSTAT, gjatë muajit mars të këtij viti, numri i individëve që ka hyrë në vendin tonë për qëllime biznesi ka qenë 6.477 persona ndërsa këtë vit arrin vlerën e 7.842 persona, duke shënuar kështu një rritje me rreth 21%.

    Edhe në rang tre mujori, Janar-Mars të vitit 2018, kanë hyrë në Shqipëri 16.109 shtetas të huaj për qëllime profesionale ndërsa këtë vit kjo shifër ka kapur vlerën e 20.222 persona, me një rritje me rreth 26%.

    Kjo tregon për ecurinë e mirë të ekonomisë shqiptare. Investimet e huaja direktë kanë njohur rritje konstante gjatë viteve të fundit./Tiranapost/A.C

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]