Aktualitet Te gjitha

Shfrytëzonte vajza për prostitucion, burg për drejtuesin e shoqatës artistike


Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për drejtuesin e shoqatës artistike ‘Ferdinand Deda’. Shpëtim Cekrezi doli përpara gjykatës pas dyshimeve për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Përmes shoqatës ai dyshohet se rekrutonte vajza duke u premtuat vende pune, por me pas i shfrytëzonte për prostitucion. Ai deklaroi se nënshkruante kontrata të ligjshme punësimi dhe nuk kishte dijeni qe vajzat ushtronin aktivitetet të paligjshëm.

Por përgjimet flisnin kundër të dyshuarit, pasi aty duket qartazi se binte dakord me të rekrutuarat për shërbimin që do të kryenin. I dyshimtë ishte edhe deklarimi i tij  kur tha se i duheshin para pas ishte me diabet dhe i nevojiteshin 6 insulina në ditë.

Sa i përket emrit të shoqatës, i dyshuari deklaroi se nuk e ka përvetësuar, por mori drejtimin pas vdekjes së drejtuesit të parë. Skandali u denoncua nga Fiks Fare./Tiranapost.al