Lajme nga Bota

Shfaqet i çnderuari i Hollivudit, Harvey Weinstein me një pamje të plakur në gjyq. Vetëm një grua e mbron

Shfaqet i çnderuari i Hollivudit, Harvey Weinstein me një pamje

Kur producenti i filmave Harvey Weinstein u shfaq në gjyq në Nju-Jork, rreth dy javë më parë, nuk kishte mbetur shumë nga imazhi i tij i mëparshëm.

Kokulur dhe me një qëndrim si në hije, ndaj tij drejtoheshin thirrje dhe ofendime, situatë që dikur një nga figurat më të pasura dhe më të fuqishme të Hollivudit nuk do ta kishte menduar ndonjëherë.

Ndërsa mbështetej tek një strukturë hekuri që e ndihmonte për të ecur, dukej shumë më i rënë dhe i dobët, teksa tentonte të kalonte mes grupit të protestuesve që ishin mbledhur jashtë gjykatës dhe mbanin në duar pankarta “Jam me të mbijetuarat” dhe “Drejtësi për të mbijetuarat”.

Gushtin e vitit të kaluar, Weinstein u përfshi në një aksident me makinë pasi u përpoq të shmangte një dre dhe iu nënshtrua një operacioni në shtyllën kurrizore për 3 orë. Struktura metalike është e rëndësishme për lëvizjen e tij.

Gruaja e vetme që e mbronte ishte avokatja e tij kryesore, 44-vjeçarja Donna Rotunno, një grua e gjatë, e mrekullueshme, e cila preferon veshjet e stilistëve, këpucët e larta me takë dhe gjerdanët e mëdhenj, të cilën një ish-klient e ka cilësuar si 'bulldog' dhe ka të ngjarë të jetë aq imponuese sa edhe vetë Weinstein. Zgjedhja e saj duket se ishte skenari që do të përdorte Weinstein, një dredhi për të fituar simpati.

Momentalisht Weinstein duket si një njeri i shkatërruar, gjë që do të ishte e vështirë për vetë atë apo për gjithë njerëzit që e njihnin që do të përfundonte brenda 2 vitesh në këtë situatë.

Gjyqi i tij pritet të zgjasë nga 4 deri në 6 javë - ai përballet me pesë akuza, duke përfshirë përdhunime dhe sulme seksuale ndaj dy grave.

Njëra është Mimi Haleyi, një ish-asistente, e cila thotë se Weinstein kreu me dhunë seks oral në apartamentin e tij në vitin 2006. Gruaja tjetër, e identifikuar vetëm si CW-1, e akuzon Weinstein për dhunimin e saj në një dhomë hoteli në 2013-n. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm. Ai vazhdimisht ka mohuar të gjitha akuzat e seksit jo konsensual./ Burimi The Telegraph/ Tiranapost.al