Aktualitet

Sheshi “Nënë Tereza” vetëm për këmbësorët

Sheshi “Nënë Tereza” shumë shpejt do t’ju jetë vetëm për këmbësorët. Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, që ka deklaruar: “Edhe këtë vit pavarësisht se i kemi kthyer disa hapësira në 100 përqind pedonale, duke filluar nga sheshi “Skënderbej”, te Pazari i Ri, prapë do të investohemi në disa hapësira të tjera pedonale. Një prej tyre do të jetë gjithë sheshi “Nënë Tereza”.

Një hapësirë tjetër për këmbësorët do të jetë pas Ministrisë së Arsimit, zona ku është klubi “Heminguej” dhe disa shtëpi karakteristike të Tiranës.

Krijimi i disa zonave vetëm për këmbësorët, nuk mund të thuhet se është mirëpritur masivisht nga qytetarët e Tiranës. Veçanërisht drejtuesit e makinave kanë më shumë vërejtje, pasi u është vështirësuar mjaft puna e tyre si dhe u është zgjatur koha në timon.