• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Sherri për flamurin e LSI-së. Këto foto tregojnë 6 protestuesit që dhunuan ish-truprojën e Berishës


    Zamir Sijani nga Shijaku është një nga agresorët që dhunoi gjatë protestës ish-truprojën e Sali Berishës dhe djalin e tij.

    Në disa foto të realizuara gjatë momentit të përplajes mes protestuesve të opozitës, “Report TV” ka kapur imazhet e dhunuesve të Ymer dhe Erjon Çelës.

    Sipas medias, në atë përplasje fizike u përfshinë 6 protestues, ndërsa pritet që policia të zbulojë identitetin e tyre.

    Në bazë të deklaratës së Artan Hoxhës, sherri nisi kur po kalonte një militante e LSI-së me flamur në dorë. Fillimisht Erjoni i ka kërkuar që ta heqë.

    Në ndihmë të zonjës u afrua një invalid, që i doli në mbrojtje militantes së LSI dhe i ka thënë Erjonit se nuk ka pse të heqë. Debati mes invalid dhe Erjonit kaloi në ofendime dhe një grup personash që e njihnin gruan ndërhynë dhe sulmuan babë e bir./ Tiranapost.al

    Arrestohet protestuesi që goditi me shufër hekuri ish-truprojën e Berishës