Aktualitet

Sherri në Bathore; Ndërron jetë njëri prej të plagosurve

Zënka mes dy 16-vjeçarëve në Bathore ka shkaktuar vdekjen e Aleksandër Barlikës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e premte në Bathore ku 16 vjeçarët me iniciale K.P dhe L.C janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Më pas në këtë zënkë janë përfshirë edhe Aleksander Barlika dhe Altin Barlika, dajat e njërit prej të miturive me inicialet K.P. Gjithashtu  në konflikt është përfshirë babai i 16-vjeçarit tjetër.

I riu me inicialet L.C ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar ndaj Aleksandër Barlikës i cili ka gjetur vdekjen në spital ndërkohë që Altin Barika ka arritur të shpëtojë veten me dëmtime të lehta.

Policia e Tiranës ka arrestuar 16-vjeçarin L.C ,babain e tij si dhe 16-vjeçarin K.P dhe dajën e tij Altin Barlikën.

Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, vrasje e mbetur në tentativë si dhe për veprën penale të vrasjes./Copyright TiranaPost.al