Aktualitet

Sherr për çështje pronash; Plagos vëllain me...

Sherr për çështje pronash; Plagos vëllain me...

Edhe këtë nuk e kishim dëgjuar. Një 55-vjeçar ka goditur në krah me sopatë vëllain e tij 53-vjeç. Dyshohet se Ramazan Ferra e ka kryer këtë veprim pas zënkave me të vëllain G.F për çështje pronash. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur shumë larg kryeqytetit. Të dy vëllezërit banojnë në fshatin Mefsheq të Krujës.

Policia ka arrestuar 55-vjeçarin, mbi të cilin tashmë nuk rëndon vetëm akuza e kanosjes, por edhe e posedimit të lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit që kanë kryer efektivët në shtëpinë e tij kanë gjetur 2 kilogram kanabis. Edhe sopata është marrë nga ana e policisë për pritë materiale.

Si mund të arrijë që vëllai të bëjë këtë veprim ndaj vëllait të tij, ok nuk është hera e parë, por ky veprim s'është aspak normal. Tani Ramazan Ferra akuzohet për "Plagosja të rëndë me dashje" dhe "Prodhim dhe shitje e narkotikëve".