Aktualitet

Sherr në burgun e Rrogozhinës, dhunohet rëndë një prej të dënuarve

Sherr në burgun e Rrogozhinës, dhunohet rëndë një prej

Gjashtë të dënuar janë përplasur pasditen e sotme në burgun e Rrogozhinës.

Sherri raportohet se ka nisur pasditen e stome në palestrën e burgut, ku mbetën të plagosur të gjashtë, por në gjendje më të rëndë shëndetësore ndodhet Bajram Myftaraj, 26 vjeç.

Myftaraj është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se u dhunua nga i dënuari Endrit Goga dhe katër persona të tjerë. Të dënuarit e tjerë janë mjekuar brenda spitalit të burgut të Rrogozhinës./ Tiranapost.al