Aktualitet

Sherr në Bashkinë e Dibrës, policia shoqëron kryetarin dhe punonjësit

Gjatë mbledhjes së administratës së Bashkisë së Dibrës  ka pasur përplasje fizike mes punonjësve të Bashkisë. Ndërkohë janë shoqëruar në polici nënkryetari i Bashkisë, kreu i saj dhe disa punonjës.

Mësohet se shkak i sherrit që ka përfunduar edhe me grushte mes tyre, është bërë emërimi i drejtorit të Burimeve Njerezore nga një zonë tjetër. /Tiranapost.al