• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Sherr me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, plagoset 19-vjeçari


    Një 19-vjeçar u godit  me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në qendër të qytetit të Shkodrës.

    Nga ngjarja mbeti i plagosur Igli Pallosha, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Shkodrës. Ai ka marrë disa plagë në pjesën e barkut.

    Sipas raportimeve të para, dy të rinjtë janë përplasur me thikë mes njëri-tjetrit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

    Policia shkoi menjëherë në vendin ku ka ndodhur plagosja dhe po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]