Kronikë e zezë Te gjitha

Sherr jashtë klubit të natës, gjendet i prerë me thikë 22-vjeçari


Një sherr mes disa personave ka vënë në rrezik jetën e një 22-vjeçari shqiptari në Itali. Mediat italiane raportojnë se, i riu është në gjendje të rëndë në spital në Alto Adige, ku u operua pasi ishte gjetur i prerë në pjesë të ndryshme të trupit

Sipas mediave, shqiptari ka mbetur i plagosur gjatë një sherri mes një grupi personash, shumica prej të cilëve bashkëkombës të të plagosurit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, jashtë një klubi nate.

Në të njëjtën ngjarje ka mbetur i plagosur pak më lehtë edhe një tjetër shqiptar. Mosha dhe identiteti i tyre nuk bëhet i ditur./Tiranapost.al