• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Shengeni Rajonal/ Rama mbërrin në Serbi, nesër firmoset marrëveshja me Zaev dhe Vuçiç, por çfarë është konkretisht


    Ka mbërritur pasditen e sotme në Novi Sad të Serbinë. Kryeministri Rama pritet që të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

    Por çfarë shërben ky takim?

    Bëhet fjalë për një marrëveshje që pritet të firmoset mes tre liderëve, bëhet fjalë për një mini Shengen Ballkanik, ku siç raportojnë edhe mediat serbe, bëhet fjalë për heqjen e barrierave për biznesin mes tre vendeve ballkanike, gjithashtu lehtësim të procedurave për lëvizjet e njerëzve, mallrave dhe përmirësim të shërbimeve.

    Për këtë çështje tre liderët kanë folur edhe disa ditë më parë gjatë punimeve të Asamblesë në OKB, ( New York).

    Takimi i kryeministrit pritet të zgjasë dy ditë. Do takohet me presidentin serb dhe më pas me homologun Zaev. Sapo ka mbërritur në Serbi, mediat televiziove raporotjnë se Rama është takuar me ambasadorin shqiptar në Beograd Ilir Boçka.

    Vetë kryeministri ende nuk ka postuar në rrjetet sociale, gjë që pritet ta konkretizojë më vonë, por kujtojmë deklaratën e Vuçiç nga New York i cili tha për takimin:

    “Ajo që diskutuam mbrëmë (vonë të hënën) është ajo që duam të bëjmë më specifike. Ne duam të krijojmë lidhje më të thella politike dhe ekonomike dhe të paraqitemi para BE-së si një bllok, sesa individualisht” .

    Gjithashtu kujtojmë edhe deklaratën e kryeministrit Rama në emisionin e të enjtes së kaluar me Sokol Ballën në Real Story, ku tha se marrëveshja ka të bëjë me zhdukjen e kufijve mentalë të ballkanasve. Rama ka four shpesh për këtë temë ku ka thënë gjithashtu se vendet e rajonit duhet të jenë bashkë, të bëhen më të fuqishme dhe të krijojnë një treg më të madh.

    Ndërsa nga New Yorku Rama tha:

    “Shengeni Rajonal? Po jam shprehur më herët dhe për këtë kam marrë edhe akuza se kush e ka dëgjuar thotë se hiqet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Na është dhënë mundësia që në këtë Asamble të jemi me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin maqedonas. Na ka rënë për pjesë për të diskutuar për bashkëpunim të tre vendeve, që nuk është përjashtues ndaj vendeve të tjera. Përkundrazi është hap për të nxitur edhe të tjerët që të bashkohen. Ky hap ka rëndësi të madhe, nëse në bazë të kësaj marrëveshje është heqja e kufijve për njerëzit, mallrat dhe për investitorët e mëdhenj, që është e qartë se nëse do të duhet të investojnë, kanë nevojë për një treg tepër më të madh sesa vetëm tregu i secilit vend. Së bashku ne mund të bëjmë shumë më shumë”. 

    Report TV ka publikuar këtë foto të mbërritjes së kryeministrit në Novi Sad./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]