• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Shëndeti i Merkel nuk frikëson vetëm Gjermaninë, por gjithë Europën!


    A është mirë? E gjithë Gjermania ka këtë pyetje, pasi kancelarja Angela Merkel u pa për herë të tretë duke u dridhur në publik brenda një muaji.

    Mësohet se ajo është konsultuar me mjekët për shkakun dhe i është nënshtruar disa vizitave, për të cilat Merkel është ende në pritje të përgjigjeve.

    Të enjten, gjatë një ceremonie zyrtare për të mirëpritur kryeministrin e ri të Danimarkës, të dy udhëheqësit thyen protokollin standard duke u ulur në karriget që ishin vendosur në qilimin e kuq përballë Kancelarisë.

    Merkel u përpoq që të qetësonte të pranishmit duke këmbëngulur se ishte shumë mirë, ndërsa shqetësimi i gjermanëve ka nxitur një pyetje më themelore: A ka publiku të drejtë të mësojë për gjendjen shëndetësore të Merkel? Ajo nuk mendon kështu:

    “Mendoj se deklarata ime që jam mirë duhet të pranohet”, u tha ajo gazetarëve të mërkurën, duke shtuar: “Mendoj se aq shpejt sa u shfaq po aq shpejt edhe do të largohet”.

    Pavarësisht se Merkel këmbëngul se nuk ndikon në punën e saj, ajo ka dhënë vetëm detaje shumë të vogla për problemin shëndetësor. Kjo funksionoi në fillim, por më pas vendi po shqyrton mburoje të reja për të ruajtur hapësirën mes jetës publike dhe private me politikanët.

    Annegret Kramp-Karrenbauer është e zgjedhura si pasuese e Merkel

    Merkel konsiderohet gjerësisht si udhëheqësja më e rëndësishme në Europë, një fakt që e bën gjendjen për shëndetin e saj një çështje të rëndësishme përtej kufijve të vendit.

    Nëse ajo sëmuret, ndërlikimet ndërkombëtare do të marrin rëndësi tjetër. Ligjërisht, ajo mund të zëvendësohet në mënyrë të shkurtër nga çdo gjerman mbi moshën 18 vjeç, i cili mund të mbledhë një shumicë në Bundestag, në Parlamentin gjerman. Praktikisht, largimi i gruas gjermane, që shumica i referohet me batutë Mutti (“Mami”), do të ishte një goditje e madhe.

    Largimi i papritur i kancelares do të niste një periudhë kaosi, që mund të çonte në zgjedhje të reja, të cilat do të ngrinte në këmbë politikën gjermane, por ndikimet e së cilës do të shikoheshin në të gjithë Europën.

    Duke pasur parasysh këtë rrezikshmëri, përpjekja e Merkel për të shmangur kuriozitetin e njerëzve duket se është një çështje e menduar mirë./ Burimi politico.eu/ Tiranapost.al

    Video/ Çfarë po ndodh me kancelaren gjermane? Angela Merkel shihet sërish duke u dridhur

    Bota shqetësohet për shëndetin e Angela Merkel pas publikimit të kësaj videoje

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]