• Shqip
  • English
  • E diel, 16 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Shën Valentin 2018: Ne e dimë që sekreti qëndron nën rroba


    Të ngrejë dorën kush nuk është ndjerë jo një herë po 100 herë më e bukur, kur nën rroba ka veshur të brendshme “të mira”. Ato nuk duken, nuk t’i sheh njeri, ama ti e di që janë aty dhe të bëjnë të ndihesh mirë, të japin siguri.

    Ja përse rrobat intime janë asi nën mëngë për të të dhënë sharm me shumicë. Sidomos kur ke një takim pasioni. E sidomos kur është festë dashurie. Këtë Shën Valentin kërko modelin më romantik. E ke në galeri.

    Të kuqe, siç e do tradita, por edhe fine me të zeza apo nuanca pastel, femërore e bon ton.

    Gjithçka, bashkë me mesazhin e dashurisë, që e fshehin në çdo centimetër tyli. Festa e të dashuruarve kërkon delikatesa. K.S. Grazia.it