• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Basha iu premton kompensim, ndërsa Albana Vokshi nuk guxon të vdesë njeri në deklaratë: U janë thyer dhëmbët


    Kreu i PD-së Lulzim Basha nga spitali ku shkoi për të vizituar të lënduarit pas përplasjeve me policinë në Astir, aty ku po prishen banesat e kompensuara për të nisur punën me Unazën e re, paralajmëroi se Rama, Veliaj dhe të tjerë do mbajnë përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve. Ai tha se projekti i Unazës është vjedhje dhe skenari sot u përgatit përgjakje nga Rama.

    Basha deklaroi: 

    Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë, u dhunuan në mënyrën më barbare, pashë disa të moshuar mbi 70 vjeç të gjakosur nga dhuna me shkopinj, gratë të helmuara nga gazi lotsjellës, pra janë një numër i madh banorësh të lënduar e traumatizuar,një pjesë e tyre janë shtruar dhe një pjesë e tyre jo, po marrim masat e nevojshme për ti ndihmuar, pesë policë pasi kanë marrë ndihmën e parë janë larguar nga spitali.

    Kjo ishte një goditje e planifikuar nga Rama kundër banorëve të mpambrojtur, një skenar i përgatitur me kujdes, më një qëllim: të çonte drejt përgjakjes qytetarët, konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e Ramës dhe Veliaj me projektin e Unazës. Ka rëndësi që qëytetarët ta kuptojnë se nuk është projekt zhvillimi, të gjithë e dinë se ky projekt nuk ka të bëjë me rrugë të re, është një rruge ekzistuese normale që shërben per transportin por eshte projekt vjedhje me kompani fantazëm, sic ka treguar dhe media ndërkombëtare dhe media si Zëri i Amerikës: Është një krim i rëndë kundër banesave.

    Dënoj me ashpërsinë më të madhe, paralajmëroj gjithësesicilin, edhe Ramën Veliaj, se do mbajnë përgjegjëis para ligjit, dita nuk do vonojë dhe ju jap fjalën nuk do mungojë kur ata të përgjigjen para ligjit mbi dhunën mbi nënat baballarët, fëmijët e tyre vetëm për të mbushur xhepat me 40 milion euro. Ju bëj thirrje qytetarëve dhe punonjësve të mos bien e pre e skenarit që të zhvendosin lajmin tek viktimat apo dhuna kundër banorit të unazës. Jeta është e çmuar.

    Së treti kemi zotim politk me shpirt, të zezë mbi të bardh: Çdo centimetër katror i pronës së tyre do kompensohet me vlerën e tregut, me ardhjen e partisë në Pushtet, të gjithë ata të përfshirë në këtë akt shtazarak do mbajnë përgjegjësi para ligjit. Nuk do gëzojnë asnjë qindarkë nga 40 milion eurot, do marrin dënimin e merituar.

    Më herët në spital ishte dhe ish deputetja Albana Vokshi e cila ndryshe nga deklarata e Spitalit të Traumës ku u deklarua se nuk ka banorë në rrezik dhe gjendje të rënduar tha se ka banorë me djegie të rënda e të gjakosur. 

    Lexoni deklaratën e Vokshit: 

    Janë hedhur shumë bomba me gaz, kanë qenë mbi 50 gra dhe fëmijë. Nuk di çtë them, jam tmerruar kur kam dëgjuar Linditën (banore e Astirit) për këtë histori, është e tmerrshme, të hedhësh gaz helmues mbi 50 gra fëmijë. Ka nga ato që u ka dalë kavilja, u janë thyer dhëmbët, janë gjakosur për shkak të dhunës së policsë ndaj banorëve që kanë mbrotjur banesat e tyre. Disa zonja kanë djegie për shkak të gazit që është përdorur mbi to. Nuk na japin asnjë informacion ku po vizitohen se ka pasur djegie të gradës së lartë, ka dhjetëra të arrestuar, mes tyre edhe gra dhe vajza të dhunuara në mënyrë çnjerëzore nga policia, të plagosura të dhunuara, nuk dihet ku i kanë dërguar. Ne po kthehemi në protestë do jemi për banorët. Falendroj mjekun Gjovalini që ishte i vetmi që na la të hynim të bisedonim. Urdhri që erdhi nga lart ishte

    Gazetarja: U deklarua nga Pampuri se ka një viktimë, por u përgënjeshtrua nga burime nga sapitali i Traumës.

    Vokshi: Kolegia ime mesa unë e degjova u shpreh që nga informacione që i janë dhënë nga banorët dhe dëshmitarët. Ka foto që kanë dalë në FB se personi që iu referoheni ishte i shtrire pa ndeenja në rrugë, i dhunuar nga policët, pa ndjenja, Mbi të u ushtrua një dhunë shtazarake, u tha se kishte vdekur se ka ardhur këtu pa ndjenja, është akoma shumë rëndë, Ai ishte i shtrirë pa marrë frymë, pa lëvizur.

    Kjo babazi kjo shtazëri e Ramës nuk duhet të ketë minimalisht viktima njerëzore. Do jemi pranë tyre , ajo çka opozita, zoti Basha PD i ka premtuar edhe me një marrëvehsje formale me banorët, jo vetëm që do jemi me ta, por kur PD të jetë në pushtet do ti dëshpërblejë për të gjithë dëmet që u shkaktuar kjo qeveri banorëve./ Tiranapost.al. E.B

     

     

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post