• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Shembja e digës, Rama: Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket


    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, se bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket. Në një reagim pas aksionit të ndërmarrë për shembjen e digës së betonit në këtë kanion, ku ishte planifikuar ngritja e një hidrocentrali, Rama shprehet se u mbajt fjala e dhënë publikisht.

    “Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket🤚

    Për ne PO-ja është PO👍 dhe JO-ja është JO👎

    Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty😁

    Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi🤝 Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem🙏”, shkrun kryeministri Rama. /Tiranapost.al/

    Prishet diga e ndërtuar për HEC në Kanionin e Holtës

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690