• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Shembet plotësisht godina prej xhami, si qëndron e vërteta e ndërtesës


    Pas gjashtë orësh punë godina 4-katëshe, e cila ishte me dokumentacion të rregullt, u shemb plotësisht

    Sipas burimeve të “tiranapost.al”, ndërtesa e ngritur pak vite më parë, në të cilën gjendeshin disa biznese, si lokale, sallone bukurie apo fast-food, ishte me leje.

    Ajo është shpronësuar me vendim të qeverisë për lirimin e hapësirës publike në vendin ku ndodhet, në “Sheshin Italia”.

    Aksioni për shembjen e ndërtesës nisi rreth orës 07:00 të ditës së sotme, me bashkëpunimin e INUV me Policinë Bashkiake dhe përfundoi rreth orës 13:00.

    Ndërtesa prej xhami ndodhej pranë hyrjes së stadiumit “Arena Kombëtare”./ Tiranapost.al

    Ikën ngrehina e fundit në mes të Tiranës