Aktualitet

Shega: Përveç se simbol i fatit të mirë është dhe aleat i bukurisë

Përveç traditës së Vitit të Ri kur çajmë një shegë tek dera e shtëpisë, shega mbart veçori antioksidantësh, që ju falin jetëgjatësi, por edhe shkëlqim. Përveç recetave të kuzhinës, shega mban vendin e saj dhe dhe gëzon të drejta, në rutinën e produkteve dhe faktorëve që ndikojnë në bukurinë tonë.

Shega është një frut i pasur në vitamina A, C, E, hekur, fibra, karbohidrate, baza antioksidante dhe shumë përbërës të tjerë për shëndetin dhe bukurinë tonë.

Farat e shegës ndohmojnë në hidratizimin e epidermidës, kundër plakjes, në shmangien e rrudhave, në largimin e qelizave të vdekura dhe në largimin e puçrave të fytyrës. Ja dy maska bukurie që mund t’i bëni vetë në shtëpitë tuaja:

1. Me veti kundër plakjes: Përbërës Lëng nga gjysëm shegë 2 lugë të vogla vaj bajame 1 lugë të vogël mjaltë. Udhëzime: Përzjeni përbërësit mirë dhe shtrijeni maskën në fytyrë për 15 minuta. Hiqeni më pas duke e shplarë me ujë të rrjedhshëm.

2. Me veti hidratizuese: Përbërës 2 lugë supe me fara shege 1 lugë supe kos 1 lugë supe lëng shegeι. Udhëzime: Përzjeni përbërësit mirë dhe shtrijeni maskën në fytyrë për 5-10 minuta. Hiqeni më pas duke e shplarë me ujë të rrjedhshëm. K.H/ tiranapost.al