Lajme nga Bota

Shefi i NATO-s thotë se 6 shkurti do të jetë ditë historike për Maqedoninë

Shefi i NATO-s thotë se 6 shkurti do të jetë ditë historike

Marrëvëshje me Greqinë për çështjen e emrit i ka hapur rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Data 6 shkurt do të jetë historike për fqinjin tonë dhe këtë e konfirmon sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai ka thënë se aleanca do të nënshkruajë protokollin për pranimin e Maqedonisë më 6 shkurt.

“Më 6 shkurt ne do të shkruajmë historinë: NATO, Aleatët do të nënshkruajnë protokollin e pranimit për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë Veriore”- ka shkruar Stoltenberg

Një zyrtar i NATO-s, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se pas nënshkrimit të protokollit të pranimit “procesi i pranimit (të Maqedonisë në NATO) do të dërgohet në kryeqytetet e 29 aleatëve, ku ky protokoll duhet të ratifikohet sipas procedurave shtetërore të këtyre shteteve.

Kur të kryhet i gjithë ky proces, atëherë shteti do të bëhet anëtar i plotë”, ka thënë zyrtari./Tirapost/A.C