Aktualitet

Shefi i NATO-s sot në Tiranë. Publikohet axhenda e takimeve

Shefi i NATO-s sot në Tiranë. Publikohet axhenda e takimeve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ashtu siç është lajmëruar, do të udhëtojë për një vizitë disaorëshe në kryeqytet. Në njoftimin për mediat, faqja zyrtare e NATO-s informon se sot me 2 qershor, Jens Stoltenberg do të zhvillojë vizitën në Tiranë ku do ketë një takim me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Pas takimit, Shefi i NATO-s do të zhvillojë një konferencë për mediat me kryeministrin Rama në orën 15:20. Pas vizitës në Tiranë, Stoltenbeg do të shkojë për vizitë në Shkup.

Vizita e tij vjen në një kohë kur opozita ka njoftuar se do mbajë protestën e radhës, sot në orën 7 të mbrëmjes. Njoftimin zyrtar e gjeni në këtë link. / Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/sekretari-nato-s-do-te-kthehet-serish-te-dielen-ne-tirane-takim-me-meten/